Skip to content

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK ka kryer një kontroll në vilën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në fshatin Pëllumbas.

Kontrolli është kryer në kuadër të verifikimeve që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.

Emri i Ron Yeffet është bërë veçanërisht i diskutuar në javët e fundit për shkak të aktivitetit të tij në sektorin e mbrojtjes dhe marrëdhënieve të biznesit në Shqipëri.

Lexo gjithashtu:  Janë gjepura pretendimet për kontrollin e

Yeffet është një biznesmen izraelito-amerikan, i cili është i përfshirë në disa kompani që operojnë në sektorin e mbrojtjes.

Ndër to janë “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, kompani të krijuara në vitin 2025, me aktivitet në prodhimin dhe furnizimin e mjeteve ushtarake, armëve dhe dronëve.

Emri i tij është përmendur në audiopërgjime të bëra publike së fundmi nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Lexo gjithashtu:  Edi Rama do shpallë zgjedhjet e parakohshme? “Servili” Baton Haxhiu zbulon skenarin e fortë që planifikon: Ai nuk do iki por…

Në këto materiale ngrihen pretendime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe municioneve, ku përmenden Shqipëria, kompani të sektorit të mbrojtjes dhe KAYO.

Kontrolli i sotëm i SPAK në vilën e tij rikthen në vëmendje aktivitetin e biznesmenit në Shqipëri dhe marrëdhëniet e tij me sektorin e mbrojtjes.
Pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje mbi objektin e kontrollit dhe nëse veprimet e SPAK lidhen me një prej çështjeve që kanë dalë në publik gjatë javëve të fundit.

Lexo gjithashtu:  Babai i tij ishte bari shqiptar, me 1 klasë shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi! (FOTO)

Yeffet është përmendur ndërkohë edhe në një çështje gjyqësore në Miami, ku një biznesmen amerikan e ka paditur për mospagesën e një detyrimi prej miliona dollarësh./Piranjat News

Published inLAJMI