Skip to content

SPAK mbyll përkohësisht dosjen e Haklajve, reagon Ajshe Haklaj (DEKLARATA E FORTË)

Prokuroria e Posaçme ka pezulluar kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklajt ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Haklaj. Pas vendimit, Ajshe Haklaj ka reaguar në emisionin “Studio Live”, duke shprehur zhgënjimin e familjes së saj ndaj SPAK-ut.

Ajo pretendon se Prokuroria e Posaçme nuk ka vijuar hetimet për përgjegjësitë që ajo ia atribuon Berishës lidhur me vrasjet e familjarëve të saj. Haklaj tha se shtatë anëtarë të familjes së saj janë vrarë, ndërsa shtatë persona të tjerë të afërt me familjen kanë humbur jetën. Ajo pretendoi gjithashtu se gjatë viteve janë dëmtuar banesat dhe varret e familjes.

Lexo gjithashtu:  “O palaço, s’të vjen turp”/ Disa të rinj i dalin përpara Avokatit të Popullit teksa ishte në kafe, reagon Endri Shabani: E kam pasur shok gjimnazi, erdhi…

Në deklaratat e saj, Haklaj përmendi edhe ngjarje të tjera, mes tyre 21 Janarin dhe tragjedinë e Otrantos, duke i cilësuar si krime politike që sipas saj duhet të hetohen.

Lexo gjithashtu:  Rndohet skandali tjetër/ Këngëtarja shumë e njohur, përfshihet në “psllëqet” e …

Ajo deklaroi se familja nuk do të heqë dorë nga beteja juridike dhe se, përmes avokatit të saj, Idajet Beqiri, do të vijojë përpjekjet për të çuar çështjen përpara në strukturat e drejtësisë.

“Ne prisnim shumë nga SPAK dhe menduam se kjo drejtësi do të vendoste drejtësi për krimet e rënda politike. Jemi shumë të zhgënjyer nga SPAK, i cili nuk pati as guximin për të hetuar vrasjet ndaj pjesëtarëve të familjes sonë, por mendojmë se nuk kanë pasur as dëshirën.

Lexo gjithashtu:  Shans i artë! Kërkoni punë në shtet apo jeni i punësuar, të gjithë nga sot kanë një shans, ja sa rriten pagat dhe si të punësoheni

Ne nuk do ta pushojmë betejën tonë juridike dhe shpresojmë që njëra prej strukturave të drejtësisë shqiptare të guxojë t’i çojë hetimet më tej”, deklaroi Ajshe Haklaj.

Published inLAJMI