E ftuar së fundmi në një intervistë për emisionin “Andale”, politikanja dhe opinionistja Monika Kryemadhi ka folur hapur për eksperiencën e saj në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, ku mbajti rolin e analistes së spektaklit. Edhe pse Kryemadhi, e hetuar nga SPAK dhe ne ndjekje te nje kalvari te gjate gjyqesh, serish gjen kohe per deklarata te forta.
Duke qenë se sezoni sapo ka përfunduar dhe shumë nga marrëdhëniet e krijuara brenda shtëpisë vazhdojnë të komentohen në publik, ajo nuk i shpëtoi pyetjeve pikante mbi çiftet që u formuan gjatë reality show-t.
Një ndër pyetjet më interesante që iu drejtua ishte se cili çift, sipas saj, do të ndahej i pari pas përfundimit të formatit.
Monika Kryemadhi u përgjigj pa hezitim, duke përmendur çiftin Mateo dhe Brikena. Ajo tha se kishte qenë skeptike për marrëdhënien e tyre që në fillim dhe se nuk e kishte ndier kurrë si një lidhje tërësisht të sinqertë.
Sipas saj, Mateo e ka parë Brikenën më shumë si pjesë të strategjisë së lojës sesa si një ndjenjë reale. Kryemadhi u shpreh se Brikena, ndryshe nga ai, duket se filloi të përfshihej emocionalisht me kalimin e kohës.
Ajo shtoi se vetëm pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Brikena mund të ketë kuptuar më qartë natyrën e vërtetë të raportit të tyre dhe mënyrën se si ishte zhvilluar lidhja brenda shtëpisë.
