Skip to content

Pronari shqiptar i ndjek me shkop

Një tentativë grabitjeje në një minimarket në Selanik ka përfunduar në mënyrë të pazakontë, pasi pronari shqiptar i biznesit reagoi menjëherë dhe detyroi autorët të largoheshin pa marrë asgjë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:15, në zonën e Vardarit, kur dy të rinj me fytyrat e mbuluara dhe me kapuç hynë në dyqan me qëllim grabitjen.

Lexo gjithashtu:  E pabesueshme! Selin puth ne buze ne Big Brother!

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat greke, autorët tentuan të frikësonin pronarin për të marrë paratë dhe sendet me vlerë, por nuk e prisnin reagimin e tij. Shqiptari, i armatosur me një shkop, u përball menjëherë me ta duke i sharë në shqip dhe duke i ndjekur jashtë ambientit të minimarketit.

Lexo gjithashtu:  Rama prezanton vete skemën për rritjen e pensioneve: Ja sa do i rrisim dhe kur nis rritja

“Hajde këtu të q*fsha ropt”, dëgjohet t’u bërtasë ai autorëve në video, ndërsa i ndjek pas. Të rinjtë, u detyruan të largoheshin me vrap pa arritur të grabisnin asgjë.

Lexo gjithashtu:  Protesta e sotme ne Tirane, Ambasada e SHBA thirrje urgjente

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave në Greqi, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Published inNews