Skip to content

E fundit! STUHIA GODET VENDIN/ Rrëshqitje dherash edhe në…, vështirësohet qarkullimi

Moti i keq ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje qarkun e Kukësit, ku reshjet intensive të shiut dhe aktiviteti i dendur elektrik kanë shkaktuar probleme në disa zona.

Lexo gjithashtu:  Brenda benzit në Rinas që u bë “shoshë” nga pl*mbat, Gilmando Dani me kokën e gj*kosur, shoferi ende në jetë (video)

Sipas raportimeve nga terreni, reshjet më të dendura janë regjistruar në zonën e Tropojës. Në njësinë administrative Lekbibaj, stuhia ka sjellë rrëshqitje dherash dhe materialesh inerte.

Lexo gjithashtu:  RTSH humbet një nga kameramanët më të mirë

Masivet e dheut kanë përfunduar në disa segmente rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar probleme për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa pritet ndërhyrja për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal. Ndërkohë, qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Lexo gjithashtu:  Si Top Channel ‘parapërgati’ rënien fatale të Belinda Ballukut! Si Rama lëshoi të fundin USHTAR që i kishte ngelur
Published inNews