Skip to content

E DHIMBSHME/ Zbardhen te tjera detaje te tmerrshme të aksidentit në Durrës!

18-vjeçarja Vikena Greku, e cila humbi jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës, prej disa vitesh jetonte në Gjermani së bashku me prindërit e saj, Vullnetin dhe Valbonën, si dhe me vëllain e vogël.

Lexo gjithashtu:  Të shtëna me arme! Dy të vd*kur dhe disa të plagosur pas një sulmi të armatosur

Sipas burimeve pranë familjes, e reja ishte kthyer së fundmi në Shqipëri për të vizituar gjyshërit e saj.

Pas largimit të prindërve drejt Gjermanisë disa vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj, Nevio, kishin qëndruar për një periudhë me gjyshërit në fshatin Dyshnik të Beratit, ku edhe ndoqën arsimin 9-vjeçar, deri në momentin kur prindërit arritën të siguronin dokumentacionin e nevojshëm për t’i marrë me vete jashtë vendit.

Lexo gjithashtu:  Lefter Maliqi 'degjeneron' Albatros rexhajn

Vikena kishte vite që nuk ishte kthyer nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e saj e riktheu në vendlindje.

Sot, familja Greku ka hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën mes dhimbjes dhe lotëve vajzës së tyre, e cila u nda nga jeta në lulëzimin e rinisë.

Lexo gjithashtu:  Analiza e forte e Andi Bushatit! Ja kush jane Bijtë b*stardë të regjimit që rrëzuan Veliajn
Published inNews