Skip to content

Cili është drejtori i ri i Policisë së Shtetit?! Gazetari nxjerr sèkretet e Skënder Hitajt

Gazetari, Artan Hoxha i ftuar këtë të marte në Euronews Albania ka folur lidhur me emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skëndër Hitaj.

Hoxha gjatë fjalës së tij theksoi se është dakord që kryeministri i vendit të zgjedhë drejtorin e ri dhe sipas tij në rast dështimi ai duhet të mbajë edhe përgjegjësi.

Lexo gjithashtu:  Gazetari tronditet me rrefimin e telefonuesit!

Ndër të tjera, Hoxha bëri edhe një përmbledhje të detyrave të mëparshme të Hitajt. Hoxha u shpreh se ai është një oficer policie i cili i ka kryer të gjitha detyrat bazë nga nën inspektor në inspektor. Ai e ka cilësuar si avantazh për Hitajn që ka punuar për disa vite në policinë kriminale.

Lexo gjithashtu:  Rámën nuk e mban vendi! Reagon ùrgjent per imùnitetin e "Beles": Ta dini mirë që

“Hitaj ka kryer si përgatitje dhe si formim, është një oficer policie qe i ka kryer të gjitha detyrat bazë. Nga detyra e parë nën inspektor në inspektor. Ka punuar shumë në policinë kriminale që të jep një njohuri më të mirë për policinë edhe për defektet dhe avantazhet.

Lexo gjithashtu:  Trum shpall fitoren e hershme

Të bën të njohësh krimin e rrugës dhe krimin e organizuar. Është një njeri që di se çfarë bën se i ka kaluar këto faza. Kjo është gjëja më e mirë që ka në favor. Detyrat kryesore i ka patur në 3 qarqe problematike të vendit, qarku i Shkodrës, Durrësit dhe Fierit”, tha ai ndër të tjera.

Published inNews