Gjatë një komunikimi me emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Besar Bajraktaraj tregoi se në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto, sipas së cilës tregohej dhe skenari se si do të vijojnë rezistencën studentët.
Ai theksoi se të enjten studentët pritet të mblidhen para Kuvendit të Shqipërisë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Njoftimi:
“Ka njoftim për t’u mbledhur gjatë ditës së nesërme edhe përpara Parlamentit ndërsa në rrjete po qarkullon edhe një foto ku jepet ‘ultimatum’ për të dhënë dorëheqjen kryeministri Rama dhe na rast se nuk do ketë një dorëheqje të kryeministrit, atëherë do vijohet protesta te Kuvendi dhe te Presidenca”, tregoi ai.