Skip to content

5 ditë kaos dhe flakë në rrugët e Tiranës, vjen reagimi i shumëpritur i SHBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat dhe situatën e tensionuar në Shqipëri, duke bërë thirrje për zhvillimin e demonstratave në mënyrë paqësore dhe pa akte dhune.

Në deklaratën e saj, ambasada thekson se dhuna, lëndimi fizik i personave dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar, ndërsa u bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.

Lexo gjithashtu:  arr estohet ish-partneri i saj, dyshohet se janë mb ytur

“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, reagon ambasada e SHBA-ve.

Lexo gjithashtu:  Në këto qytete të Shqípërisë kushërinjtë martohen me njëri-tjetrin, ja ne cilat qytete

Reagimi i formës së prerë nga Uashingtoni zyrtar vjen pas pesë ditësh radhazi protestash të dhunshme që kanë përfshirë rrugët e Tiranës, ku studentët janë ngritur masivisht me kërkesa të prerë për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama si dhe për përmirësimin urgjent të kushteve të tyre. /InfoShqip.com

Lexo gjithashtu:  32 USHTARË SHKUAN TË SHEMBNIN KISHËN E LAÇIT
Published inLAJMI