Skip to content

”Tr*nditet” shteti, Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt, urdhëron Gjykatën e Tiranës të

Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në betejën për kallëzimin e “Nesti Angonit”.

Kolegji Penal zgjidhi mosmarrëveshjen e kompetencës mes GJKKO-së dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendimi detyron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë ankimin e Veliajt.

Lexo gjithashtu:  A ju shkarkoi Ergys Agasi si ministër i Brendshëm? Nikollë Lesi gozhdon Taulant Ballën, ish ministri detyrohet të thotë që

Kryebashkiaku kërkon shfuqizimin e vendimit datë 08.05.2026, për mosfillimin e procedimit penal.

Ai kërkon gjithashtu që gjykata të urdhërojë regjistrimin e procedimit dhe kryerjen e veprimeve hetimore.

Lexo gjithashtu:  E dhimbshme! E gjetën të vdekur në Lumin Lana, zbulohet kush është burri, policia thotë që ai ka rënë sepse

Kallëzimi i Veliajt lidhet me dokumentin e firmosur nga “Nesti Angoni”, mbi bazën e të cilit u nis procedimi ndaj tij.

Sipas verifikimeve zyrtare të përmendura në kallëzim, ky person nuk rezulton të ekzistojë në regjistrat e gjendjes civile.

Lexo gjithashtu:  Mero Baze: Flamur Noka ka lidhje me nje perfaqesuese te PD

Tashmë Gjykata e Tiranës do të vendosë nëse prokuroria duhet të vijojë hetimet.

Published inLAJMI