Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ Ngacmonte të miturat, ARRESTOHET këngëtari i njohur në Shqipëri

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë këngëtarin fierak Erind Xhaferi, i cili dyshohet për përndjekjen e disa vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.

Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Fier, kallëzimi është bërë nga një vajzë, e cila ka telefonuar sallën operative të Policisë. Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë organizuar veprimet operacionale për dokumentimin e rastit.

Lexo gjithashtu:  Amerika ‘shkrin’ protestën? Tr*ndit Zaçe Islami: Ja si rrëzohet Edi Rama

Në vijim të veprimeve, efektivët e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e të dyshuarit, i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu:  Artan Hoxha zbulon skemën e ‘kufomës në frigorifer’ të Ballukut që po e mban nën

Sipas informacioneve paraprake, ndaj Xhaferit është ngritur dyshimi për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e mëtejshme të rastit.

Lexo gjithashtu:  E bone dhe këtë, motë**irë…” Alba shpërthen ndaj Limit, publikon bisedat private
Published inLAJMI