Skip to content

Aksidenti tragjik në vend: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, ku një pasagjere ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku janë përplasur dy automjete.

Lexo gjithashtu:  Goditën me molotov dhe sfera metalike policinë, arrestohen 6 persona, 2 shpallen në kërkim, 3 të tjerë nën hetim (EMRAT)

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa një pasagjere, Drita Xhaja 70 vjeçe, e cila fillimisht u raportua në gjendje të rëndë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Lexo gjithashtu:  300 vende të reja pune, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit!

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe ato të Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Artan Hoxha zbulon skemën e ‘kufomës në frigorifer’ të Ballukut që po e mban nën

Autoritetet pritet të japin të dhëna zyrtare lidhur me viktimën, personat e plagosur dhe dinamikën e aksidentit.

Published inLAJMI