Skip to content

E rëndë/ 41-vjeçari ekzekutohet para dy vajzave të tij, autorët e qëllojnë 10 herë!

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin e atentatit…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku një 41-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në sy të dy vajzave të tij. Ngjarja ndodhi teksa Entesio Jesus dos Santos ndodhej në automjet së bashku me dy vajzat e tij dhe po largohej nga një pikë karburanti.

Lexo gjithashtu:  Rogerti shkon ne finale, por produksioni ben veprimin e ulet qe nuk e priste askush

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin e atentatit. Sipas mediave të huaja, dy persona me motorë dhe helmeta afrohen pranë automjetit të 41-vjeçarit. Ata ndalojnë në krah të shoferit dhe hapin zjarr përmes dritares, duke e qëlluar viktimën rreth 10 herë. Pas të shtënave, njëra prej vajzave, e tmerruar nga ajo që kishte ndodhur, del nga makina dhe nis të largohet me vrap.

Lexo gjithashtu:  Skandali ne institucion shteteror, edukatoret dhunojnë të miturin e nuk ia japin gjyshes

Megjithatë, pak sekonda më vonë ajo rikthehet te automjeti për të marrë motrën e saj, e cila kishte mbetur e paralizuar nga frika në sediljen e pasme. Autorët u larguan nga vendngjarja me motorë dhe deri tani nuk ka raportime për arrestimin e tyre. Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa ende nuk është bërë i ditur motivi i vrasjes. Autoritetet po analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo gjithashtu:  Dhimbje madhe! Ndahet nga jeta parakohe aktori i filmit legjendar që e duan të gjithë shqiptarët (foto)
Published inNews