Skip to content

E fundit! Po vjen fortuna dhe përmbytje, Agjencia e Mbrojtjes Civile jep njoftimin urgjent për shqiptarët

Sipas të dhënave nga Institutit i Gjeoshkencave, pasditen e sotme dhe ditën e nesërme në 9 tetor priten reshje intensive shiu, në qarqet Shkodër dhe Lezhë dhe Durrës.

Ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në disa qytete mund të ketë përmbytje.

Njoftimi i plotë:

Lexo gjithashtu:  I zbuloi vilat, vëllai i Igli Tares k*rcënon me jetë gazetarin, ajo çfarë i ka thënë do iu tr*ndisë të gjithëve

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), gjatë pasdites së sotme, 8 tetor, dhe ditës së nesërme, 9 tetor, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, si dhe reshje intensive në qarkun Durrës.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar.

Lexo gjithashtu:  Emerimi i bujshem i Edi Rames

Reshjet, të cilat në shumicën e qarqeve pritet të jenë në formë shtrëngatash, mund të shkaktojnë vërshime të ujit në zonat urbane, përmbytje lokale dhe rrëshqitje të dherave, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet pranë lumenjve, përrenjve dhe zonave të rrezikuara, si dhe të mos kalojnë në rrugë të përmbytura.

Lexo gjithashtu:  Cfare po thuhet per Kengen Magjike?

Lutemi të ndiqni me vëmendje njoftimet zyrtare dhe udhëzimet e autoriteteve vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile.

Në rast emergjence, telefononi numrat e emergjencës.

Më të sigurt së bashku!

Published inLAJMI