Skip to content

“Një nga protestuesit ka vdekur para 10 minutash”/ Ministria e Shëndetësisë reagon

Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi gjendjen shëndetësore të personave të paraqitur në strukturat spitalore pas protestës.

Në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është koshient.

Lexo gjithashtu:  Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Gjithashtu, në këtë strukturë spitalore është paraqitur një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është larguar me këshillën e mjekut.

Lexo gjithashtu:  “Adi Hila ka shitur videot në faqe”

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa personi i tretë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  Isha në hallin tim, Policët më këputën këmbën! Djalit që i thyen këmbën e çojnë me urgjencë, e rëndë pfarë zbulojnë mjekët (VIDEO)

Po ashtu ministria sqaron se informacionet që po qarkullojnë në rrjet se një person ka humbur jetën, janë të pavërteta

Published inLAJMI