Skip to content

Rndohet skandali tjetër/ Këngëtarja shumë e njohur, përfshihet në “psllëqet” e …

Elton Tozaj ka paralajmëruar se mbrëmjen e sotme do të publikojë të tjera pretendime që lidhen me kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, duke thënë se këtë herë në materialet që disponon përfshihet edhe një këngëtare e njohur.

Në një postim të publikuar në Instagram, Tozaj shkruan: “Dhe një këngëtare shumë e njohur e përfshirë në pisllëqet e Erion Isait! Sonte ora 22:00”, pa bërë të ditur identitetin e artistes apo se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Lexo gjithashtu:  Shqipëria në kaos, Rama tregon se cfare do ndodhe

Paralajmërimi vjen vetëm pak orë pasi Tozaj publikoi disa materiale dhe bëri akuza publike ndaj Isait. Ai pretendon se kryebashkiaku u ka kërkuar favore seksuale punonjësve meshkuj të bashkisë dhe se disponon emrat e personave të përfshirë.

Tozaj ka publikuar gjithashtu pamje të disa bisedave private, për të cilat pretendon se i përkasin Isait dhe një personi tjetër. Në materialet e publikuara shfaqet një profil me emrin e kryebashkiakut dhe komunikime me përmbajtje intime. Autenticiteti i këtyre bisedave nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Lexo gjithashtu:  Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja që hyjnë në fuqi nga 1 janari?

Tashmë Tozaj paralajmëron një tjetër publikim në orën 22:00, ku thotë se do të flasë edhe për përfshirjen e një këngëtareje të njohur. Për momentin ai nuk ka dhënë të tjera detaje dhe mbetet e paqartë se çfarë lidhjeje pretendon se ka artistja me çështjen.

Lexo gjithashtu:  Tragjike në vend, elektricisti bie nga shtylla e tensionit dhe vdes në vend

Deri tani, Erion Isai nuk ka bërë një reagim publik mbi autenticitetin e materialeve të publikuara nga Tozaj apo mbi akuzat e ngritura ndaj tij.

Published inLAJMI