Skip to content

Tozaj trazon rrjetin/ Publikon shifrën: Ja sa lekë ka vjedhur Ardit Gjebrea nga…

Gazetari Elton Tozaj ka tërhequr vëmendjen me një publikim të ri në rrjetet sociale, këtë herë duke ngritur pikëpyetje mbi pagesat që moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea mund të ketë përfituar nga institucionet publike.

Në një postim në Instagram, Tozaj ka shpërndarë një tabelë që duket se përmban të dhëna për pagesa të kryera nga institucione të ndryshme, ku në fund shfaqet shuma totale prej 29.970.878 lekësh, ose rreth 300 milionë lekë të vjetra.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! Dje e shkarkuan pas 3 orëve punë! Drejtori i Balllukut merr Institucionin e bujshëm, shkarkohet ish prokurori

Mbi dokumentin e publikuar, gazetari ka shkruar: “Po Ardit Gjebrea sa lekë ka marrë nga taksat tona? Sonte ora 22:00”.

Përmes këtij mesazhi, Tozaj ka paralajmëruar se mund të publikojë informacione të tjera lidhur me pagesat në fjalë, duke lënë të kuptohet se do t’i rikthehet kësaj çështjeje gjatë mbrëmjes.

Lexo gjithashtu:  Eksperti jep paralajmerimin: “Tirana në listën e zezë…

Në tabelën e shpërndarë dallohen disa shuma individuale, mes tyre 7.975.000 lekë, 4.300.000 lekë dhe 700.000 lekë. Megjithatë, pjesë të dokumentit janë mbuluar nga mbishkrimi, çka e bën të pamundur identifikimin e plotë të institucioneve, datave dhe qëllimit të pagesave.

Lexo gjithashtu:  “Dorëheqje”/ Nuk ka ndodhur kurrë! Rama befason të gjithë me vendimin EKSTREM, jep urdhër të hiqen … (Video)

Mbetet për t’u parë se çfarë dokumentesh dhe informacionesh shtesë do të paraqesë Tozaj në publikimin e paralajmëruar për orën 22:00

Published inLAJMI