Skip to content

Tragjedia në Tropojë! E la zemra pasi i vdiq babai, zbulohet historia e dhimbshme, çfarë bëri Besniku një ditë para se

Komuniteti i Nikaj-Mërturit në Tropojë është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku familja Qokaj ka humbur dy anëtarë të saj brenda vetëm një dite. Fillimisht, 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj u nda nga jeta, një humbje e rëndë për familjen dhe banorët e zonës.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri, Besnik Qokaj, i cili një ditë më parë kërkuar publikimin e njoftimit mortor për të atin.

Lexo gjithashtu:  Masakra e Rinasit! Edi Rama gjen zgjidhjen! Do realizojme ate qe ska ndodhur kurre me pare, per t'i zbuluar te gjithe…

Por vetëm pak orë më vonë, komuniteti u përball me një tjetër lajm tragjik. Edhe vetë Besniku ndërroi jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Vdekja e tij e papritur ka shtuar edhe më shumë dhimbjen e familjes, e cila brenda një periudhe shumë të shkurtër humbi dy prej njerëzve më të afërt.

Komuniteti lokal shprehet thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje e dyfishtë që ka prekur gjithë Nikaj-Mërturin, ndërsa shtëpia e familjes Qokaj është zhytur në zi.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet programi i qeverisë 'Rama 4': Paga minimale 500 € dhe ...

Rasti ka nxitur edhe një herë diskutimin për numrin në rritje të vdekjeve të menjëhershme nga arrestit kardiak në vend, për të cilat mjekët kanë shprehur shqetësim gjatë viteve të fundit.

Në rrjetet sociale, administratorë të faqeve lokale kanë ndarë edhe momentin e fundit të komunikimit me Besnikun, i cili vetëm një ditë më parë kishte kërkuar publikimin e lajmit për humbjen e babait. Askush nuk e kishte imagjinuar që pas 24 orësh, do të duhej të përcillnin edhe lajmin e vdekjes së tij.

Lexo gjithashtu:  E fortë! SPAK kërcet prngat! Klodiana Lala zbulon emrin e politikanit të lartë që do arrstohet

Familja Qokaj po përjeton një dhimbje të jashtëzakonshme pas kësaj tragjedie të rëndë. I gjithë komuniteti i Nikaj-Mërturit u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

Published inNews 2