Skip to content

Lajm ‘i keq’/ Rritet çmimi i ujit, dalin tarifat e reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar më 5 janar tarifat e reja të ujit me rritje që hyjnë në fuqi nga ky muaj.

Vendimi për tarifat e reja është marrë më 31 dhjetor 2025 dhe vlen deri më 2028.

Lexo gjithashtu:  Para që do merrni “nga hiçi” në vitin 2026! Këto shenja kanë arsye të jenë te PASUR

Sipas tarifave të reja, uji për konsumatorët shtëpiakë është 0.63 euro për metër kub nga 0.45 euro sa ishte vitin e kaluar.

Edhe tarifat e tjera janë shtrenjtuar. Ajo për konsumatorët joshtëpiakë (komercialë dhe industrialë) është 0.82 euro nga 0.62 euro sa ishte vitin e kaluar.

Lexo gjithashtu:  ME DETAJE TE FORTA! Vjen nje lajm i pabesueshem per Luiz Ejllin

Tarifa për shërbimet e ujërave të ndotur është 0.28 euro për metër kub, nga 0.17 sa ishte.Po ashtu, KRU “Prishtina” ka publikuar edhe tarifat të reja për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe shërbime të tjera.

Lexo gjithashtu:  DALIN REZULTATET: Ja kush largohet sonte nga Big Brother VIP Albania

KRU “Prishtina” furnizon me ujë të pijshëm disa komuna të Kosovës dhe trajton ujërat e zeza. Kjo ndërmarrje ofron shërbime në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Podujevë dhe Drenas, raporton REL.

Published inNews