Skip to content

MESAZH ME TR’ITOL/ Shpërthim me lëndë plasëse në një garazh në Lezhë, detajet e para

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), pranë zonës së njohur si “Mileniumi”, ku dyshohet se lënda plasëse ka shpërthyer në një automjet tip “Benz”.Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet A. N.

Lexo gjithashtu:  Dalin fjalet e para te 21 vjecarit qe i mori jeten nenes se tij

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen motivet apo rrethanat e plota të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë veprimet për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Lexo gjithashtu:  Detaje nga humbja e jetes se 31 vjecarit

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.

Lexo gjithashtu:  Para dy vitesh

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Published inLAJMI