Ish-deputetja Monika Kryemadhi deklaroi këtë mbrëmje në emisionin “Çim Peka Live” se kreu i SPAK, Altin Dumani, ka dështuar në premtimin që i dha ndërkombëtarëve për të luftuar bandat në Durrës që kontrollojnë trafikun e drogës në port.
Kryemadhi theksoi se ai për këtë premtim u zgjodh në krye të SPAK, por vetë raportet e institucioneve në vendin tonë tregojnë se një nga problemet më të mëdha është Porti i Durrësit, një pikë kyçe e trafikut të kokainës dhe jo vetëm.
“Zgjedhja e Altin Dumanit ka një gjë. Një gjë u kërkua nga ndërkombëtarët. Trafiku i drogës dhe ndërprerja e komunikimit sepse Shqipëria ishte bërë porti kryesor i furnizimit me kokainë, heroinë, që vinte për tu shpërndarë në Europë. Jemi ende në betejë për të parë të vërtetën.
Dumani këtë gjë e garantoi. Për hir të së vërtetës nuk ka ndodh. Kemi raportet e institucioneve që thonë se një nga problemet më të mëdhaja është Porti i Durrësit për trafikun e drogës. Në sistem shtetëror, jo një bandë.”-tha Kryemadhi.
Ish-deputetja Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se po jetojmë në një demokraci daneze ndërsa theksoi se kemi një opozitë qesharake.
Monika Kryemadhi deklaroi se nuk bëhet opozitë me statuse në Facebook ndërsa theksoi se në kohën e saj kur ka djegur mandatet, mbusheshin sheshet në protesta.
“Besoj institucionin e prokurorisë, por jo individët që drejtojnë institucionin. Jemi në demokraci daneze. Këtu nuk jemi në demokraci. Institucioni qesharak fillon jo vetëm tek prokuroria, SPAK, institucioni i qeverisë, por për fatin tonë të keq edhe tek opozita që duhet të mbrojë demokracinë.
Një parlament ku i gjithë grupi opozitar flet dhe merret me Diellën, me një gur që hedh një budalla në lumë dhe këta shkojnë nga mbrapa.
Në vend që të merren me sistemin e drejtësisë që ty të tap dhe të shantazhon, aq më shumë për të mos arritur një grup parlamentar i cili i opozitës nuk arrin të artikulojë institucionalisht veprimin opozitar.
Opozita ime në kohën kur dogja mandatet, kemi mbushur sheshet. Sot nuk bëhet opozita me konferenca shtypi dhe statuse në Facebook.”-tha Kryemadhi.
Teksa fliste për sistemin e drejtësisë, Monika Kryemadhi u pyet nëse beson tek dibrani Altin Dumani i cili drejton SPAK-un.
Ish-deputetja tha: “Unë nuk kam besuar kurrë tek dibranët. Devijacionin tim gjeokrafik e kam pasur me skraparlinjt, por nuk kanë ndonjë ndryshim dibranët me skraparlinjt.”