Skip to content

I FUNDIT – Termeti i fuqishem trondit vendin me shume shqiptare, banoret ne panik, ekspertet thone se

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e së shtunës zonën e Kalavritës në Greqi, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e disa rajoneve përreth.

Sipas të dhënave të rishikuara nga Instituti i Gjeodinamikës, epiqendra e tërmetit është lokalizuar 6 kilometra në perëndim–jugperëndim të Kalavritës, ndërsa thellësia fokale është regjistruar 24.3 kilometra, çka e bën lëkundjen të ndjeshme në një rreze të gjerë.

Lexo gjithashtu:  Meri e njofton me urgjence: Shenja qe e mbyll Majin me nje grusht me PARA

Raportohet se tërmeti është ndjerë jo vetëm në Kalavritë, por edhe në Korinth, Patra, Dimitsanë dhe në disa zona të tjera përreth, duke shkaktuar panik të momentit tek qytetarët, megjithëse deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Lexo gjithashtu:  Upss, sapo e tha vete! Kjo nuk pritej, Luiz Ejlli pranon te...

Lidhur me situatën, ka reaguar edhe sizmologu i njohur Gerasimos Papadopoulos, i cili përmes një postimi ka deklaruar:

“Kjo zonë njihet si një vatër sizmike. Për momentin nuk paraqitet ndonjë rrezik i veçantë.”

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe sizmologu Akis Tselentis, i cili theksoi se:

“Zona aktive me çarje të vogla është e njohur. Nuk shoh asnjë arsye për shqetësim. Meqenëse tërmeti ishte relativisht i cekët, është e mundur të ndihen edhe lëkundje pasuese.”

Lexo gjithashtu:  Shperthim me tritol - Detajet e para

Autoritetet greke janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare në rast të lëkundjeve të tjera.

Greqi /Tërmet me magnitudë 4.6 në Kalavryta - u ndje në

Published inNews