Skip to content

LAJM I FUNDIT – Ambasadori ukrainas në Shqipëri në gjendje të rëndë – Detajet

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe gjendja shëndetësore e diplomatit raportohet të jetë e rëndë.

Menjëherë pas ndodhjes së incidentit, shërbimet mjekësore ndërhynë për t’i dhënë ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes kritike, është marrë vendimi për transportimin e tij urgjent me helikopter drejt Tiranës. Ky veprim synon t’i sigurojë ambasadorit kujdes mjekësor të specializuar, të nevojshëm për një rast të tillë.

Lexo gjithashtu:  Dosja e Belindes mberrin ne Bruksel, ja cfare ndodhi

Ambasadori Shukrov ka shërbyer në Shqipëri që prej vitit 2021 dhe është njohur për angazhimin e tij të fortë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, sidomos pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Shërbimi i Ambulancës dhe autoritetet kompetente po punojnë së bashku për të garantuar transportin e sigurt dhe trajtimin e menjëhershëm.

Lexo gjithashtu:  Befasuese! Kontroll i bujshëm në Burgun e Grave në Pogradec,
Published inNews