Skip to content

Ushtarakë të veshur si policë në protestë? Vjen reagimi nga Kryeministria

Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë ka reaguar pas pretendimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale se efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në protestën e sotme të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit.

Lexo gjithashtu:  E plagosën në sy me plumb gome, Erjon Vishkulli pëson

MIA i cilëson këto pretendime të pavërteta, duke përcjellë qëndrimin e Ministrisë së Mbrojtjes se asnjë ushtarak nuk është përfshirë në veprimtari policore me uniformën e Policisë së Shtetit.

Lexo gjithashtu:  Vjen njoftimi i fundit nga aeroporti i Tiranes

Në reagim, qytetarëve u bëhet thirrje të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara dhe t’u referohen burimeve zyrtare.

“Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron kategorikisht këtë pretendim, duke konfirmuar se asnjë efektiv i Forcave të Armatosura nuk është angazhuar në veprimtari policore duke përdorur uniformën e Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit, Forcat e Armatosura ushtrojnë detyrat e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagim.

Lexo gjithashtu:  Këngëtarja akuzon kompozitorin Hila nxjerr detajet e renda
Published inLAJMI