Skip to content

Viza amerikane/ Udhëzime të reja nga DASH

Washington Post raportoi për herë të parë për një kabllogram të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili i udhëzon zyrtarët konsullorë që t’u drejtojnë dy pyetje delikate aplikantëve për viza jo-emigruese.

Ata duhet të pyesin nëse aplikanti ka përjetuar dëmtim ose keqtrajtim në vendin e tij të origjinës apo në vendbanimin e fundit, dhe nëse ka frikë nga keqtrajtimi gjatë kthimit atje.Sipas gazetës prestigjoze, aplikantët duhet të pohojnë se nuk i druhen keqtrajtimit ne vendin e prigjines, dhe se nuk kanë frikë te kthehen atje, në të kundërt mund të refuzohen. Masa vjen në kohën kur administrata Trump kërkon të kufizojë më tej hyrjen në vend të azilkërkuesve potencialë.

Lexo gjithashtu:  e-Albania hap aplikimet: Të moshuarit marrin pension social, ja kushtet

Një zëdhënës i DASH theksoi se zyrtarët konsullorë janë “vija e parë e mbrojtjes për sigurinë kombëtare të SHBA-së” dhe shtoi se departamenti përdor të gjitha mjetet dhe burimet në dispozicion për të përcaktuar nëse një aplikant për vizë përmbush kriteret ligjore amerikane.

Lexo gjithashtu:  Policia shef “hatanë” gjatë nxjerrjes së trupave, familjarët përplasen me njëri tjetrin sepse

Camille Mackler, konsulente për politikat e imigracionit, tha për CNN se direktiva e re mund t`i vendosë njerëzit në situata të vështira, duke i detyruar të bëjnë zgjedhje që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe të familjes. “Gjithashtu, kjo i bën njerëzit të pasigurt për rrugët dhe itineraret e tyre, shtoi ajo.Rregulli i zbatuar për ata që aplikojnë për viza jo-emigruese, përfshijnë vizat për turistët, studentët dhe punëtorët e përkohshëm.

Lexo gjithashtu:  Burrneshat po i bejne tr*nsg*nore? Arjan Konomi shperthen ndaj Albana Osmanit: Ti moj vajze je nje...(video)

Në janar, Shtetet e Bashkuara e pezulluan përpunimin e vizave të emigracionit për 75 vende.

Published inNews