Skip to content

Vangjush Dako duhet të kthehet në qeli! Apeli merr vendim final

Gjykata e Apelit e GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Ky vendim i Apelit konfirmon dënimin me 2 vite e 8 muaj burg që ishte vendosur nga Gjykata e Posaçme më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Dako u arrestua nga SPAK në qershor 2023, i akuzuar për “shpërdorim detyre” në dy raste:

  1. Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat që u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019, ku dyshohet se leja u lëshua pas përfundimit të ndërtimit.
  2. Një tender konsulence për projektin e shëtitores bregdetare, i cili shkaktoi një dëm prej 18 milionë lekësh në buxhetin e shtetit.
Lexo gjithashtu:  Atentat gjatë natës, Vritet me automatik biznesmeni. Identifikohet autori (EMRAT)

Pas arrestimit, Dako kaloi 6 muaj në paraburgim dhe 13 muaj në arrest shtëpie. Me vendimin e Apelit, pjesën e mbetur të dënimit, rreth 11 ditë, ai duhet ta vuajë në burg. Sipas avokatit të tij, Dako pritet të përfundojë dënimin më 27 shtator. Ky rast është një nga hetimet e profilit të lartë të ndërmarra nga SPAK-u kundër zyrtarëve të lartë, duke shënuar një përpjekje të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta.

Lexo gjithashtu:  Bota e futbollit në zi, shuhet portieri legjendar
Published inNews 2