Skip to content

Nuk kishte shumë që kishte vdkur, hajdutët i hapin varrin në Lezhë

Persona të paidentifikuar kanë tentuar të hapin varrin e nipit të 65-vjeçarit me iniciale F. Gj., banues në Tale, Lezhë.

Ngjarja është zbuluar nga vetë familjari, i cili ka konstatuar dëmtime në pllakat betoni të varrit. Pas kallëzimit, Komisariati i Policisë Lezhë ka referuar materialet në Prokurori, ku hetimet janë në vazhdim nën drejtimin e saj.

Lexo gjithashtu:  Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, njëri prej tyre godet një këmbësor, dërgohet me urgjencë në spital (DETAJE)

Sipas informacioneve nga vendngjarja, pllaka e varrit ishte përpjekur të hapej me qëllim depërtimin në vendin ku ishte varrosur i ndjeri, vetëm pak muaj pas vdekjes. Arkivoli, i mbyllur hermetikisht, ka penguar përfundimin e këtij veprimi, duke bërë të pamundur depërtimin në brendësi.

Lexo gjithashtu:  “Kështu nisi…” – Zbùlohen detaje trònditëse për trágjedinë në Gjilan

Dëshmitarët lokalë dyshojnë se tentativë mund të ketë pasur qëllim grabitjen e sendeve të mundshme që ndodheshin brenda varrit. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe reagime në komunitet, ndërsa autorët dhe motivet e veprimit pritet të identifikohen nga hetimet.

Lexo gjithashtu:  Publikohet video e re e Monikës – Ajo vetë e paska paralajmëruar këtë

Nuk kishte shumë që kishte vdekur, hajdutët i hapin varrin në Lezhë, por ajo çfarë gjejnë i trondit

Published inLAJMI