Skip to content

Do te kete shume bore ne kete vend!

Autoritetet amerikane kanë lëshuar paralajmërim për mot të keq në Nju Jork, ku priten reshjet më të dendura të borës që nga viti 2022, me trashësi që mund të arrijë deri në 25 centimetra. Situata ka shkaktuar tashmë kaos në transport, me mijëra fluturime të anuluara dhe rrezik për përkeqësim të mëtejshëm, duke vështirësuar kthimin në shtëpi të udhëtarëve pas festave.

Lexo gjithashtu:  Tr*gjedi, humbasin jeten disa nxenes dhe te rritur!

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa qarqe, ndërsa shërbimet emergjente janë vendosur në gatishmëri të plotë.

Lexo gjithashtu:  'Do të marr për lesh koke' Avokati i Metës ben kallezimin e forte per prokurorët e SPAK! Kane marre ne telefon...

Stuhia dimërore pritet të godasë Bregun Lindor Verior të Shteteve të Bashkuara, me aeroportet e Çikagos dhe Nju Jorkut ndër më të prekurat. Ndërkohë, në Bregun Perëndimor, reshjet e dendura të shiut vazhdojnë të shkaktojnë shqetësime, me frikë për rrëshqitje dheu dhe mijëra persona të detyruar të evakuohen nga zonat e rrezikuara.

Lexo gjithashtu:  NGJARJE E RENDE Tjeter aksident i tmerrshem ne Lezhe, 60-vjecari humb...
Published inNews