Skip to content

Ja sa eshte rritja e pages minimale ne vend

Hynë në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale.

Nga 40 mijë lekë, prej 1 janarit të 2026 paga minimale në vend bëhet 50 mijë lekë.

Ky vendim do të prek 307 mijë e 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat.

Sipas vendimit të qeverisë për 9 muajit e parë të zbatimit të pagës minimale, kostoja e rritur për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nuk do të paguhet nga biznesi por nga shteti. Ndaj në buxhetin e shtetit është përcaktuar fondi prej 1 miliard lekësh, për kompensimin e kontributeve të punëdhënësit si rezultat i rritjes së pagës minimale.

Lexo gjithashtu:  Aksident i rëndë në Shkodër! Kamioni merr përpara makinën, disa njerëz të

Rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore.

Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale.

Lexo gjithashtu:  Në gjèndje të rènduar emocionale, Alba kèrkon largimin nga shtëpia, e rèndë ajo çfarë sapo ndodhi

Nga 24 mijë lekë në vitin 2017, përmes rritjeve të vazhdueshme ndër vite, paga minimale dyfishohet në 50 mijë lekë në vitin 2026, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.

Lexo gjithashtu:  Ja pse Rama nuk u thirr në OKB, DASH e “ka futur në rreth të kuq”, paralajmërimi i fortë nga SHBA

Parashikimi afatmesëm i qeverisë është për ta çuar pagën minimale në 60 mijë lekë në vitin 2028.

Published inNews