Skip to content

VIDEO – Natyra gjunjëzon shtetin, uji vë gjithçka përpara! Rrugët përmbyten, shkollat mbyllen, njerëzit zhduken…

Moti i keq ka gjunjëzuar prej shumë orësh Italinë, ndersa ne Shqiperi eshte dhene alarm kombëtar për reshjet deri më 22 nëntor! Mobilizim sidomos në Fier, Lezhë e Shkodër.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mbajti një takim koordinues sot, 17 nëntor, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e situatës që pritet të krijohet nga moti i keq.

“Situata në Fushë-Shkodër, janë marrë masat nga KESH për të krijuar volum në të dyja basenet dhe për të mbledhur kështu ujin pa qenë nevoja që të happen portat, megjithatë intensiteti në atë zonë do të jetë shumë i lartë”, tha Balluku në nisje të takimit urgjent.

Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile, tha se deri në datën 22 nëntor është parashikuar mot i keq në vend. “Pjesa veriore kryesisht, ose e baseneve të Komanit dhe Vaut të Dejës do të kenë intensitet reshjesh mesatare dhe të larta, që do të ndikojë në pjesën e poshtme të Shkodrës dhe Lezhës, ku derdhen lumenjtë kryesorë”, deklaroi ai.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT - Broja merr vendimin drastik pas loteve me Andorren dhe ben veprimin qe askush nuk e priste

Tha se “sot të gjitha bashkitë dhe prefekturat në nivel kombëtar janë mobilizuar totalisht”. “Data 18 mund të ketë intensitet të shtuar dhe reshjet të jenë të pranishme në të gjithë territorin”, nënvizoi Çako.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se “është bërë një shpërndarje e aseteve, mjeteve të gatishmërisë së lartë që ndihmojnë bashkitë përmes bordeve të kullimit, qoftë për krijimin e pritave lumore që ujërat që mund të vërshojnë të jenë sa më të kontrolluara”.

Ndersa ne Itali, dy persona rezultojnë të zhdukur që nga mëngjesi i së hënës (17 nëntor) për shkak të valës së motit të keq që po godet Brazzano-n në rajonin Friuli Venezia Giulia në verilindje të Italisë.

Më konkretisht, sipas informacioneve të deritanishme, bëhet fjalë për një burrë 35-vjeçar dhe një grua të moshuar, të cilët dyshohet se u rrëmbyen nga ujërat e rrëmbyeshme dhe balta , pas shembjes së pjesshme të një ndërtese në Brazzano. Në fakt, 35-vjeçari u përpoq të ndihmonte gruan e moshuar, por u rrëmbye bashkë me të.

Lexo gjithashtu:  As nuk imagjinohej! Gjergj Luca prishet me Edi Ramën? Si nisi sulmi pasi Edi Rama i hoqi njeriun e tij në Ministri

Mbrojtja Civile dhe zjarrfikësit po përpiqen të gjejnë dy personat e zhdukur, por detyra e tyre nuk është e lehtë për shkak të sasisë së baltës dhe mbeturinave që bllokojnë zonën.

Një person, i shpëtuar i gjallë nga rrënojat nga zjarrfikësit dhe vullnetarët e Mbrojtjes Civile, u dërgua në spitalin në Udine me një frakturë në këmbë. Në qytetin e Gorizias, pranë kufirit me Slloveninë, bizneset tregtare dhe shtëpitë njëkatëshe janë përmbytur, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare.

Shumë shkolla në rajonin e Friuli Venezia Giulia mbetën të mbyllura sot , pasi shumë rrugë janë përmbytur, duke bërë që shumë qytetarë të përballen me probleme në lëvizjet e tyre. Në Cormons, lumi Judrio doli nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të gjera, informon “La Repubblica”.

Rrugët u shndërruan në rrëshqitje balte, duke shkaktuar probleme serioze trafiku në disa komuna, duke përfshirë Visco, Trivignano dhe Chiopris Viscone. Në Grado, erërat arritën shpejtësinë e 66 kilometrave në orë.

Lexo gjithashtu:  Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro- Zbardhet vendimi i qeverisë Rama, ja kush perfiton

Probleme serioze raportohen edhe në spitalin Palmanova, ku bodrumet janë përmbytur me më shumë se gjysmë metri ujë. Zjarrfikësit kanë punuar për orë të tëra për të pastruar zonën, por nuk ka probleme për pacientët. Kryetari i bashkisë së Cormons, Roberto Felcaro, po i paralajmëron qytetarët:

“Kini shumë kujdes kur hipni në makinën tuaj, sepse disa rrugë janë ende të përmbytura dhe të tjera janë plot me mbeturina”, ndërsa njofton se “duke marrë parasysh kushtet e trafikut dhe rrezikun

Published inNews 2