Skip to content

U akùzua për ngácmim s*ksual, ish-deputeti prítet të dalë para drèjtësisë

Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë ngritur akuza për sulm seksual ndaj ish-deputetit të Partisë Laburiste, Conor McGinn, për një ngjarje që dyshohet se ka ndodhur në korrik të vitit 2022.

Sipas Prokurorisë, një grua e ka denoncuar McGinn-in në vitin 2022 për sulm seksual, ndërsa autoritetet kanë vlerësuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme për ngritjen e ndjekjes penale.

Lexo gjithashtu:  Borë në pranverë? Zbardhen keto fshatra ne Shqiperi. Thuhet se do...

Zëvendësprokurorja e Londrës së Jugut, Jessica Walker, deklaroi se ndjekja penale është “në interes të publikut”.
Statusi partiak i McGinn-it, 41 vjeç, u pezullua në vitin 2022 pas padisë së ngritur ndaj tij. Ai vazhdoi të ushtrojë detyrën si deputet i pavarur deri në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2024, ku nuk arriti të rizgjidhet.

Lexo gjithashtu:  Lajmi po merr dhene! Zbulohet çifti vlonjat që dyshohet se rr*mbeu Bleona Matën,

Ish-deputeti pritet të dalë para gjykatës muajin e ardhshëm, ku do të thirret të përgjigjet për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Lexo gjithashtu:  Alarmante! Moti, ja cfare po paralajmerohet se do te vije, sipas parashikimit thuhet se..
Published inNews