Skip to content

Mëngjes i “vrullshëm” në qeveri, Edi Rama rikthehet në “Vilën 30”, thërret drejtues te rendesishem!

Një mëngjes i vrullshëm ka qenë ky i kësaj të mërkure për kryeministrin Edi Rama. Pas takimeve të mbajtura në zyrën e tij në Kryeministri me kreun e Grupit Parlamentar t PS-së, Taulant Ballën, zv.kryeministren Albana Koçiu, ministrin për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili, kreu i qeverisë është rikthyer në ambientet e “Vilës 30”.

Lexo gjithashtu:  Kush do të “shkundet” këtë herë? Rama kryen veprimin URGJENT, çfarë pritet të ndodhë në…

Në të njëjtin vend, edhe një ditë më parë, ai zhvilloi një sërë takimesh me ministra, zv.ministra dhe drejtues të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se këto takime kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme.

Lexo gjithashtu:  Vjen lajmi fantastik për Fatos Nanon, spitali zbulon cfare po i ndodh trupit të tij

Mësohet se këtë të mërkurën, në ambientet e “Vilës 30”, kryeministri ka thirrur ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, si dhe drejtorin e AKSHI-t, Igli Tafa. Për këtë të fundit, ky është takimi i dytë brenda 24 orëve, pasi edhe një ditë më parë ishte pjesë e mbledhjeve të zhvilluara nga kreu i qeverisë.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT - Spitaleve u thuhen “të përgatiten për lúftë” brenda kësaj date

Deri më tani, nuk dihet ende se për çfarë po diskutohet konkretisht në këto takime që po zhvillohen me intensitet në “Vilën 30”.

Published inNews