Skip to content

‘Ku e kam babën ku’? Britmat prekëse të djalit kur afrohet te babai i paj*të në Volvo

Një skenë prekëse dhe e dhimbshme është regjistruar pak minuta më parë në vendin e ngjarjes ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij, pranë zonës së stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Në vendngjarje ka mbërritur i tronditur djali i viktimës. Sipas pamjeve të siguruara nga media, 18-vjeçari dëgjohet duke lëshuar thirrje të dhimbshme dhe duke kërkuar të atin, ndërsa tenton të kalojë perimetrin e policisë.

Lexo gjithashtu:  Prej vitesh në arrati, arrestohet në Athinë shqiptari i famshëm

“Ku është plaku? Ku është baba im? Ikni! Ku e kam babën? Ku është babi?” – thërret ai i dëshpëruar, teksa përpiqet të shtyjë personat përreth që përpiqen ta qetësojnë dhe ta mbajnë larg mjetit ku ndodhet trupi i pajetë i të atit.

Lexo gjithashtu:  Ish deputeti Myslim Murrizi reagon ndaj Blendi Fevziut: Spiun i Sigurimit, lehës me pagesë

Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet e këtij atentati të rëndë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Lexo gjithashtu:  Koçiu:mbron policin

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Published inLAJMI