Skip to content

Bie meteori në Gjermani, njerëzit dalin të tmerruar nga shtëpitë

Një meteor ka shkaktuar panik në Gjermani, pasi trupi qiellor ka rënë mbi çatinë e një shtëpie në qytetin Koblenz, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas raportimeve të ZDF Heute, meteori përshkoi çatinë e ndërtesës dhe përfundoi në një dhomë gjumi, por fatmirësisht në atë moment nuk ndodhej askush brenda, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Lexo gjithashtu:  U nda nga jeta pasi konsumoi fotoksinë, del detaji me i fundit per vd*kjen e Xhuana Nikollajt, familjaret...

Policia njoftoi se nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, ndërsa dëme të vogla u raportuan edhe në zonat përreth Hunsrück dhe Eifel.

Një zëdhënës i forcave të rendit tha për Agjencinë Gjermane të Shtypit (dpa) se nuk ka rrezik të mëtejshëm, megjithatë ngjarja shkaktoi momente ankthi tek banorët e zonës.

Lexo gjithashtu:  Përplaset trageti me mbi 250 persona në bord

Dëshmitarë okularë raportuan se panë një objekt të ndritshëm që përshkonte qiellin, i cili krijoi frikë dhe shumë spekulime në rrjetet sociale. Disa përdorues madje pyetën nëse mund të bëhej fjalë për një raketë iraniane.

Shkencëtarët shpjegojnë se kur një asteroid hyn në atmosferën e Tokës, ai zakonisht copëzohet. Shumica e fragmenteve digjen gjatë rënies, por disa arrijnë në tokë dhe njihen si meteoritë.

Lexo gjithashtu:  Del klipi ku Miri pranon se ka ndjenja dhe ka rene ne dashuri, reagimi i Selin i le te gjithe pa fjale

Ngjarja la të tronditur shumë banorë të Gjermanisë perëndimore, të cilët panë në qiell një lëmsh të zjarrtë përpara se objekti të binte në tokë.

Published inNews