Skip to content

Zgjedhjet lokale – Berisha bën deklaratën bombë: Ne, do mbështesin…

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kjo forcë politike ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale. Ky vendim vlen jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe për pesë bashkitë e tjera ku do të mbahen zgjedhje.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se megjithëse PD ka kandidatë të kalibrit të lartë, ajo vlerëson shumë kandidaturat e pavarura, duke i konsideruar si më të suksesshmet në historinë e modeleve elektorale.

Lexo gjithashtu:  Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt: Dëshmon ish-drejtori i Psikiatrisë Forenzike

Pse po mbështeten kandidatët e pavarur?

Berisha e cilësoi vendimin si një hap të rëndësishëm, i cili synon të bashkojë të gjitha forcat opozitare. Ai tha se kjo qasje ofron një mundësi për çdo qytetar, specialist apo ekspert që është i gatshëm të përballet me “narkoshtetin e Ramës”.

Lexo gjithashtu:  Gjykata merr vendimin e rendesishem per Ilir Meten

Sipas tij, kandidatët e pavarur, të mbështetur nga forcat politike, kanë arritur suksese të papritura në të kaluarën. Ky model, sipas Berishës, është një rrugë për të maksimizuar shanset për fitore.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! Debat i forte ne Kuvend! Ulsi Manja i tregon vendin Zegjine Çaushit: Mesoje se ka...(Video)

“Kandidati i pavarur është i pavarur kur deklaron veten por edhe të propozuar, asgjë nuk do lihet jashtë konsideratës,” shtoi ai, duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me individë nga forca të ndryshme politike dhe shoqëria civile.

Published inNews 2