Nutricionistja e njohur Tea Brame ka ndezur një debat të fortë në rrjetet sociale me deklaratat e saj lidhur me stresin dhe ndikimin e tij te pesha trupore. E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ajo ngriti pyetjen retorike: “A e di që stresi të shëndosh?”
Brame shpjegoi se stresi dhe emocionet negative ndikojnë drejtpërdrejt në shtimin në peshë, duke përmendur si shembull zilinë. “Njerëzit e shëmtuar dhe ziliqarë shëndoshen, se zilia në njëfarë mënyre është stres,” deklaroi ajo. Sipas saj, ky është një fakt i provuar shkencërisht, pasi çlirimi i kortizolit, i njohur si hormoni i stresit, ndikon drejtpërdrejt në peshën trupore.
Gjatë bisedës, u prek edhe tema e ndikimit të ushqimit te aromat e trupit, ku nutricionistja shtoi se “aroma e spermës tek meshkujt lidhet me ushqimin që konsumon”.
Moderatori Ronaldo Sharka e përforcoi idenë e Brame për stresin, duke thënë: “Duhet t’ua themi shqiptarëve që për t’u dobësuar, një nga metodat është që të mos jeni ziliqarë, sepse ju shëndosh.”
Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të shumta dhe komente të ndryshme nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët ndajnë mendime pro dhe kundër lidhjes mes emocioneve, zilive dhe shëndetit trupor.
