Skip to content

A do të kandidojë për kryetar bashkie në Tiranë? Përgjigjet Arlind Qori

Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka folur hapur për ambiciet e tij politike dhe mundësinë e kandidimit për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ndonëse theksoi se vendimi final do të merret nga Këshilli Koordinues i partisë, ai nuk e përjashtoi mundësinë për të hyrë vetë në garë.

Lexo gjithashtu:  Kush janë kryebashkiakët që Rama do të lejojë të futen në zgjedhje për mandat të ri

“Do të kemi një kandidat, po se kush do të jetë është Këshilli Koordinues i ‘Lëvizjes Bashkë’ që do të vendosë. Unë jam gati të marr çdo detyrë që më ngarkohet,” tha Qori, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm të pranojë një propozim të tillë.

Lexo gjithashtu:  Shume para dhe FAT i mbare per keto shenja! Shkurti do jete muaji qe plotesohen deshirat per

Deri tani, e vetmja kandidaturë e zyrtarizuar për kryeqytetin është ajo e Ogerta Manastirliut nga Partia Socialiste, e cila u njoftua nga Kryeministri Edi Rama. Ky zhvillim ka nxitur debatet dhe spekulimet brenda kampit të opozitës.

Mbetet për t’u parë se kush do të jenë emrat e tjerë që do të garojnë përballë Manastirliut, pasi ende nuk ka kandidatura zyrtare nga partitë e tjera kryesore politike. Deklarata e Qorit shton një tjetër dimension në panoramën politike të Tiranës, duke lënë të hapur mundësinë e një gare me disa kandidatë përballë Partisë Socialiste.

Lexo gjithashtu:  E PAPRITUR! Zarf ne Big Brother, me urgjènce komunikohet se...
Published inNews