Skip to content

Nis gara për kreun e SPAK-ut: Katër emra për të zëvendësuar Altin Dumanin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka njoftuar se do të hapë zyrtarisht garën për postin drejtues të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) më 17 shtator. Ky proces vjen pasi mandati i drejtuesit aktual, Altin Dumani, pritet të përfundojë në fund të vitit.

Sipas burimeve të “CNA”, katër prokurorë janë emrat më të përfolur si kandidatë potencialë për të marrë drejtimin e këtij institucioni kyç të drejtësisë.

  1. Adnan Xholi: Një nga emrat më të lakuar, ai shihet si një figurë e afërt me Dumanin, duke qenë shpesh në krah të tij në takimet dhe komisionet publike.
  2. Vladimir Mara: Një tjetër prokuror i njohur i SPAK-ut, firma e të cilit qëndron në disa dosje dhe arrestime me bujë.
  3. Klodian Braho: Prokurori që ka hetuar dosje të rëndësishme si “5D” dhe çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
  4. Anita Jella: Një prokurore me integritet të lartë, e cila, nëse zgjidhet, do të bëhej gruaja e parë në krye të SPAK-ut.
Lexo gjithashtu:  Shpati humbi jetën, ish e dashura bën reagimin e papritur: Ai ishte...

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK-ut pritet të jetë një proces i rëndësishëm, duke marrë parasysh rëndësinë e këtij institucioni në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Lexo gjithashtu:  U vërshëllye nga tifozët e Kosovës dhe ne fund plas keq me Granit Xhaken. Shikoni videon e perplasjes mes tij dhe...
Published inNews 2