Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Trush të Shkodrës, ku një 40-vjeçar, i identifikuar si E.P., është gjetur pa shenja jete pranë banesës së tij. Ngjarja është zbuluar nga familjarët e viktimës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Hetimet paraprake sugjerojnë se ky akt mund të ketë ndodhur si pasojë e një gjendjeje të rëndë depresioni. Për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes, pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër, e cila do të ndjekë hetimet e mëtejshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.