Skip to content

Zbritje tatimore për prindërit: Shpenzimet për arsimin e fëmijëve deri në …

Administrata Tatimore ka sqaruar detaje të rëndësishme mbi lehtësimet tatimore për prindërit. Duke nisur nga marsi 2026, prindërit me të ardhura vjetore bruto më pak se 1.2 milionë lekë do të mund të zbresin nga baza e tyre tatimore shpenzimet për arsimimin e fëmijëve nën 18 vjeç, në një vlerë maksimale prej 100,000 lekë në vit. Kjo vlerë vlen pavarësisht numrit të fëmijëve.

Lexo gjithashtu:  Qeveria kërkoi heqjen e mases nga SPAK, KUSHTETUESJA merr vendimin për Belinda Ballukun

Sipas udhëzimit të Tatimeve, këto shpenzime do të njihen përmes plotësimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për të ardhurat e vitit 2025. Për të përfituar nga kjo zbritje, prindërit duhet të kenë dokumentacionin e nevojshëm, si:

  • Kontrata me institucionet arsimore
  • Dokumente të pagesave për kurse të gjuhëve të huaja

Ky dokumentacion nuk do të ngarkohet në sistemin elektronik gjatë plotësimit të DIVA-s, por duhet të ruhet për t’u paraqitur në rast të një kontrolli tatimor.

Lexo gjithashtu:  Leku i madh po vjen në derën tuaj! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do përjetojnë një ndryshim të madh

Si funksionon rimbursimi i tatimit?

Tatimet kanë shpjeguar se kjo masë do të kompensohet përmes një rillogaritjeje të tatimit. Duke zbritur 100,000 lekë nga të ardhurat vjetore bruto, baza tatimore do të jetë më e ulët, dhe rrjedhimisht, edhe tatimi do të ulet.

Meqë tatimi për vitin 2025 do të jetë paguar, diferenca e krijuar nga rillogaritja do të kthehet si rimbursim për prindërit. Kjo diferencë ose tepricë do të kërkohet brenda 3 muajve, pas dërgimit të kërkesës në Tatime.

Lexo gjithashtu:  Tallja me Trump, Shtëpia e Bardhë mban në ankth Ramën

Plotësimi i DIVA-s për të ardhurat e vitit 2025 bëhet deri më 31 mars 2026. Ndërkohë, pritet që Ministria e Financave të miratojë një udhëzim të posaçëm që do të përcaktojë procedurat e plota për këtë proces.

Published inNews 2