Skip to content

BE uron Ramën dhe ministrat e rinj, jep lajmin e madh

TIRANË — Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar zyrtarisht Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ri qeveritar për marrjen e detyrës. Në një njoftim të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, delegacioni theksoi rëndësinë e këtij mandati për avancimin e procesit të integrimit europian.

Në mesazhin e tyre, zyrtarët e BE-së vlerësuan mundësinë që Shqipëria ka përpara. “Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027,” thuhet në deklaratë.

Lexo gjithashtu:  Atentati mafioz në Tiranë Policia reagon zyrtarisht, i plagosuri është... EMRI

Ky afat, i konsideruar ambicioz, kërkon një angazhim të fortë politik dhe zbatim efektiv të reformave, veçanërisht në fushat e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në konsolidimin e demokracisë. Urimi i Delegacionit shpreh gatishmërinë për të punuar me të gjithë aktorët politikë shqiptarë, me synimin për të arritur këtë moment historik, i cili do të jetë në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Lexo gjithashtu:  Veliaj kërkoi pezullimin e zgjedhjeve/ Rama njofton LËVIZJEN urgjente

Kjo deklaratë vjen në një moment të rëndësishëm për politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit, duke ridimensionuar fokusin e qeverisë së re drejt përmbushjes së kërkesave të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lexo gjithashtu:  Vjen cikloni i ri, çfarë ndodh pas të dielës
Published inNews 2