Një histori tronditëse dhe e pazakontë ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, duke ndezur debate dhe komente të shumta. Një nënë dhe vajza e saj janë shtatzënë me të njëjtin burrë, dhe fëmijët e tyre pritet të lindin me një diferencë prej vetëm një jave. Historia u bë virale pasi u shpërnda nga vetë protagonistet, Dani Swings dhe vajza e saj, Jade.
Në një video të postuar në Instagram, Dani, 44 vjeçe, shfaqej duke buzëqeshur dhe duke ndarë lajmin e shtatzënisë së saj në javën e 34-të. “Unë dhe vajza ime jemi shtatzëna nga i njëjti burrë, dhe fëmijët tanë do të lindin me një javë diferencë,” shpjegoi ajo në video.
Një marrëdhënie e ndërlikuar familjare
Sipas historisë së ndarë nga vetë protagonistet, ngjarja ka marrë një rrjedhë të papritur. Dani e solli në jetë vajzën e saj, Jade, në moshë të re dhe më pas u nda nga babai i saj. Vite më vonë, ajo nisi një lidhje me Nicholas Yardy, një marrëdhënie që ishte jetëshkurtër. Pas ndarjes, Dani e ftoi vajzën e saj 22-vjeçare, Jade, të jetonte me të dhe me Nicholas, i cili ishte ende në shtëpi me Danin, edhe pse marrëdhënia e tyre ishte ndërprerë.
Me kalimin e kohës, Jade dhe Nicholas filluan të afroheshin dhe të kishin një marrëdhënie dashurie mes tyre. E papritura ndodhi kur të dyja, nënë dhe vajzë, mbetën shtatzënë nga Nicholas. Pavarësisht rrethanave të ndërlikuara dhe reagimeve që ka shkaktuar kjo histori në publik, familja duket se është e bashkuar dhe e qetë. Dani, Jade dhe Nicholas po presin me emocion ardhjen e fëmijëve të tyre, të cilët, megjithëse do të kenë një nënë e gjyshe të përbashkët, do të kenë të njëjtin baba.
