Skip to content

Me VIDEO – Erdoganit i ndodhi e papritura në OKB sapo nisi të fliste për Palestinën

NJU JORK, SHBA — Një incident teknik gjatë fjalimit të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ka shkaktuar spekulime dhe reagime të forta. Disa media turke e cilësuan ndërprerjen e audios si “sabotim të qëllimshëm”, pikërisht në momentin kur Erdogani po fliste për dhunën në Gaza dhe situatën në Palestinë.

Lexo gjithashtu:  Tronditet vendi, SPAK firmos 21 urdher arreste! KOKA TE MEDHA DREJT BURGUT?

Për t’i dhënë fund spekulimeve, Drejtoria e Komunikimit e Turqisë reagoi menjëherë, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë sabotim. Sipas tyre, mikrofoni i Erdoganit u fik automatikisht pasi ai kishte përdorur kohën e caktuar. Ata shpjeguan se, sipas rregullave teknike të Asamblesë, krerët e shteteve dhe qeverive kanë në dispozicion pesë minuta për të folur, ndërsa folësit e tjerë kanë vetëm tre minuta.

Lexo gjithashtu:  Vritet biznesmeni i njohur, dyshohet se…

Në deklaratë u theksua se presidenti turk e mbylli fjalën e tij menjëherë pas sinjalit të fundit. Për të dëshmuar se ky është një rregull universal dhe jo një sulm ndaj Erdoganit, Drejtoria e Komunikimit theksoi se në të njëjtën mënyrë, edhe mikrofoni i presidentit të Indonezisë u fik automatikisht pasi kaloi koha e caktuar, duke vërtetuar se rregulli u zbatua njësoj për të gjithë. Ndërprerjet e vetme dhe të shkurtra gjatë fjalimit të Erdoganit u shkaktuan nga duartrokitjet e delegatëve.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet takimi sekret mes bosit të mafies dhe përfaqësuesve të qeverisë

Published inNews 2