Skip to content

Merret vendimi! Rama i jep Veliajt goditjen finale! Detajet

TIRANË — Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar unanimisht pro shkarkimit nga detyra të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Vendimi u mor me një konsensus të plotë mes të gjitha palëve, përfshirë socialistët dhe demokratët, duke shënuar një zhvillim historik në politikën lokale.

Propozimi dhe baza ligjore

Vendimi u mor duke iu referuar pikës (c) të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”. Ky nen parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku me vendim të Këshillit të Ministrave, nëse ai propozohet nga këshilli bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë të pandërprerë 3-mujore. Meqenëse Veliaj ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti 2025, kjo masë ligjore u bë e zbatueshme.

Në mbledhjen e sotme, këshilltari i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, propozoi bashkimin e të tri kërkesave për shkarkim – atë të PS-së, PD-së, dhe Endri Shabanit – në një të vetme, një kërkesë që u miratua nga Këshilli.

Lexo gjithashtu:  Kremlini me tone të ashpra paralajmëron Trump: SHBA të përgatitet për luftë

Nga votimi u shmangën disa këshilltarë socialistë si Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi, ndërsa Joleza Koka dhe aktori Gazment Paja munguan në mbledhje. I vetmi këshilltar opozitar që ishte i pranishëm, por nuk votoi, ishte Fabjan Topollaj nga Bindja Demokratike. Po ashtu, mungoi edhe kryebashkiakja e komanduar, Anuela Ristani.

Përplasjet dhe mbrojtja e Veliajt

Gjatë mbledhjes, vazhduan përplasjet mes socialistëve dhe demokratëve. Këshilltarët opozitarë kërkuan që Veliajt t’i jepej mundësia për t’u dëgjuar, një kërkesë që ishte refuzuar nga Komisioni i Ligjeve një ditë më parë.

Nga qelia e burgut, Veliaj kishte reaguar duke deklaruar se nuk ishte njoftuar zyrtarisht për mbledhjen dhe se nuk i ishte dhënë mundësia për t’u mbrojtur, qoftë fizikisht apo me shkrim. Ai e cilësoi si “të kufizuar” mundësinë e tij për t’u paraqitur.

Lexo gjithashtu:  Lajmi i fundit, ndryshime te reja ne qeveri, Rama merr vendimin...

Megjithatë, sekretari i Këshillit Bashkiak, Behar Zeneli, deklaroi se i kishte dërguar dy letra Veliajt, duke i ofruar mundësinë që mbrojtja e tij të paraqitej me shkrim. Njëkohësisht, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe SPAK bënë me dije se nuk kishin marrë asnjë kërkesë zyrtare nga Veliaj për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit.

Hapat e ardhshëm dhe zgjedhjet e parakohshme

Pas votimit, vendimi për shkarkimin e Veliajt i kalon Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Edhe nëse qeveria vendos shkarkimin, Veliaj ka të drejtë të ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, një veprim që do të pezullonte vendimin e qeverisë deri në një vendim përfundimtar nga Gjykata. Nëse ai vendos të mos e ankimojë, atëherë i hapet rrugë zgjedhjeve të reja.

Lexo gjithashtu:  Veliaj kërkoi pezullimin e zgjedhjeve/ Rama njofton LËVIZJEN urgjente

Kryeministri Edi Rama ka sinjalizuar tashmë nisjen e një fushate parazgjedhore për Bashkinë e Tiranës, duke shpallur edhe kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu. Nga ana tjetër, opozita është ende duke u riorganizuar. Partia Demokratike po negocion me forcat e tjera opozitare për një koalicion, ndërsa Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit ka konfirmuar se do të garojë e vetme.

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës pritet të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme në bashkitë e Matit, Tepelenës, Dibrës, Cërrikut dhe Vlorës, të cilat gjithashtu janë pa kryebashkiakë për shkak të dorëheqjeve.

Published inNews 2