Skip to content

Atentat gjatë natës, Vritet me automatik biznesmeni. Identifikohet autori (EMRAT)

TEPELENË — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në fshatin Salari të Tepelenës, ku biznesmeni italian, Edoardo Sarchi, 44 vjeç, është gjetur i vrarë me armë zjarri. Krimi ndodhi në vendin e quajtur Dilan, në aksin rrugor mes Nivicës dhe Salarisë.

Lexo gjithashtu:  E trishtë - Ndahet nga jeta personaliteti i shquar

Sipas dëshmisë së shoferit të viktimës, i cili udhëtonte së bashku me persona të tjerë në automjet, një person u ka dalë papritur përpara makinës duke ngritur dorën për t’i ndalur. Në atë moment, autori ka hapur zjarr me automatik, duke qëlluar fillimisht në drejtim të gomave dhe më pas duke vrarë shtetasin italian.

Lexo gjithashtu:  Trondit vendin Arben Ahmetaj! Nëse do jem gjallë do bëhet nami! Edi Rama i ka dhënë pasurine! Belinda po mban...

Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Gazmend Braçe. Pas identifikimit, policia ka ngritur postblloqe në zonë dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.

Lexo gjithashtu:  Si përplasja mes dy shokëve në Angli solli 5 vrasje të bujshme, njëra u zbulua sot

Biznesmeni italian rezulton të jetë pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Një grup hetimor është ngritur për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar motivin e krimit.

Published inNews 2