Skip to content

Laert Vasili mesazh ngushëllimi Gjestit për humbjen e vëllait

Aktori i njohur Laert Vasili ka reaguar pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti (Besart Kelmendi). Vasili shprehu ngushëllimet e tij të thella, duke thënë se humbja e parakohshme ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe të gjithë ata që e njohin artistin.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Vasili shkroi: “Ndarja nga jeta e vëllait të Besartit, në një moshë kaq të hershme, na ka tronditur të gjithëve. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta Besartit dhe familjes Kelmendi për këtë humbje të madhe e të papritur.”

Lexo gjithashtu:  Dalin përgjimet/ Rrumi i “Shijakut”: Unë Monikën e ***

Një video e shpërndarë në internet tregon Vasili-n duke përqafuar Gjestin dhe duke e puthur në ballë, si një gjest mbështetjeje në këto momente të vështira.

Lexo gjithashtu:  E mbani mend shqiptaren që u martua me një person me ngjyrë? E trishtë ç'ka ndodhur me të

Detaje mbi aksidentin fatal

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Qungur të Pejës. Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i Gjestit, humbi jetën në vendin e ngjarjes pas një përplasjeje të fortë mes një motori dhe një veture. Një person tjetër, me inicialet K.B., pësoi plagë të rënda dhe po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Lexo gjithashtu:  E keqja e madhe erdhi! Mero Baze: Mos e ndihmoni më Edi Ramën!

Banorët e zonës kanë treguar për momentet e para pas aksidentit dhe kanë kërkuar nga autoritetet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, vetë Gjesti, i cili gjatë “Big Brother VIP Albania” ka folur shpesh për lidhjen e ngushtë me vëllain, ende nuk ka bërë një reagim publik.

Published inNews 2