Skip to content

Dalin përgjimet/ Rrumi i “Shijakut”: Unë Monikën e ***

Dosja voluminoze hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që goditi grupet kriminale të Avdylajve dhe Aleksandër Laho-s, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, ka zbuluar lidhje dhe strategji të grupeve mafioze përmes përgjimeve të aplikacionit të enkriptuar Sky ECC.

Në dokumentin prej 236 faqesh, një bisedë mes Aleksandër Laho-s dhe Vullnet Muça-s, e datuar rreth katër vite më parë, ka ngritur pretendime për përfshirjen e ish-deputetes Monika Kryemadhi.

Si u përmend emri i Kryemadhit

Në një nga bisedat e dekoduara, Vullnet Muça pretendon se ka folur me “Monikën” dhe “Fredin” në Sky ECC. Nga hetimet, dyshohet se Aleksandër Laho, në këtë komunikim, i referohet ish-deputetes Monika Kryemadhi me emrin e koduar “Monika”.

Lexo gjithashtu:  Aksident fatal, vdes burri! Gruaja në gjendje të rëndë

Biseda e zbuluar në Sky ECC:

1D6E0D (Vullnet Muça): Fola me moniken idite me fredin ne skai… Kamer…Po celes i thash mka kerku me nejtt korekt…

L629B3 (Aleksandër Laho/Rrumi): po fredi esht teknik shum i lart per kto lloj bisedash ne terren me policin… esht me grade te lart per terrenin…. po vetem qe genjen dhe ka nai ves.

Lexo gjithashtu:  Punonte në Greqi, gjendet i pajetë në kufi trupi - EMRI

Të dy personat flasin më pas për një person të quajtur “Fredi”, i cili përshkruhet si “teknik shumë i lartë për kto lloj bisedash në terren me policin… esht me gradë të lartë”. Në bisedat e mëvonshme, dyshohet se ata diskutojnë edhe rreth dhënies së një “kafeje” për një ekspert kriminalist.

SPAK: Asnjë provë që implikon Monika Kryemadhin

Pavarësisht këtij pretendimi të bërë nga eksponentët e dyshuar të krimit, Prokuroria e Posaçme ka theksuar se nuk rezulton asnjë provë që implikon znj. Kryemadhi në këtë grup apo në ndonjë aktivitet kriminal.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! Debat i forte ne Kuvend! Ulsi Manja i tregon vendin Zegjine Çaushit: Mesoje se ka...(Video)

Deri më tani, emri i saj është përmendur vetëm në këtë bisedë të izoluar dhe nuk mbështetet nga prova të tjera hetimore të nxjerra nga dekodimi i Sky ECC. Ky detaj vjen si pjesë e zbardhjes së lidhjeve të grupeve kriminale siç ai i Avdylajve dhe rivalit të tyre, Plaurent Dervishaj.

Published inNews 2