Rama i bën ‘goditje’ të fortë PD! Ish deputetja e njohur merr postin e larte ne shtet

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, ka marrë zyrtarisht detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan.
Lajmin e ka bërë të ditur ajo vetë përmes një postimi në rrjete sociale, ku është shprehur se nuk ka qënë një zgjedhje e lehtë politike por vendim profesional dhe njerëzor.
“Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke. Profesioni im është thirrje, jo pozicion”, thekson ajo.
Gjergji është shprehur se për të është nder dhe përgjegjësi të jetë mjeke në qytetin e saj të lindjes ku do të angazhohet çdo ditë në shërbim të pacientëve dhe ka premtuar se do të punojë me përkushtim përtej bindjeve politike.
