Vdekja e Fatos Nanos, qeveria merr vendimin e menjehershem, ja per cfare fjale

Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të premte që të shpallë Zi Kombëtare ditën e dielë, më 2 nëntor 2025 në nderim të ish-kryeministrit, Fatos Nanos i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.
Këshilli i Ministrave shton se të dielën të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulin flamuri kombëtar në gjysmë shtize. Më tej bëhet me dije se në orën 12:00 do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin. Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore do të mbahen te Pallati i Kongreseve, Tiranë.
