Skip to content

Policia jep detaje! Ja kush është i dyshuari për vrasjen e biznesmenit nga Elbasani

Hetimet për vrasjen e biznesmenit të njohur Mondi Mëhalla kanë hyrë në një fazë të re, pasi policia e Elbasanit ka shoqëruar një person të dyshuar si të lidhur drejtpërdrejt me ekzekutimin. Burime policore bëjnë me dije se në pranga është shoqëruar Naldo Gjini, emër që po verifikohet intensivisht nga grupi hetimor.

Lexo gjithashtu:  Meteorologia paralajmëron qytetarët: Ja zonat ne rrezik te madh

Sipas informacioneve paraprake, Gjini dyshohet se ka qenë përdoruesi i fundit i automjetit tip “Audi”, i cili u identifikua si makina e përdorur gjatë atentatit që i mori jetën biznesmenit Mëhalla disa ditë më parë.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit kanë fiksuar momentin kur ai ka kryer pagesën në trau, duke udhëtuar me mjetin në fjalë.

Lexo gjithashtu:  Qeveria kërkoi heqjen e mases nga SPAK, KUSHTETUESJA merr vendimin për Belinda Ballukun

Në vijim të veprimeve operative, policia po ushtron kontroll të imtësishëm në banesën e tij, me qëllim sekuestrimin e çdo prove të mundshme që mund të ndihmojë zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Lexo gjithashtu:  Vjen lajmi i madh nga familja për Bleona Matën! Ja cfare po ndodh sot

Ngjarja mbetet ende nën hetim të thelluar, ndërsa autoritetet janë në pritje të rezultatit të ekspertizave të tjera teknike për të krijuar një tablo të qartë mbi rolin e të dyshuarit dhe motivet e mundshme të krimit. Hetimet vazhdojnë.

Published inNews 2